Sport Vendor

Hakan Sukur “befason” me vlerësimin për Kosovën: Mund të ishte edhe e para në grup, Turqia nuk do ta ketë të lehtë

Hakan Sukur “befason” me vlerësimin për Kosovën: Mund të ishte edhe e para në grup, Turqia nuk do ta ketë të lehtë

Legjenda turke, Hakan Sukur ka lavdëruar fuqishëm Kombëtaren e Kosovës në podcastin e tij, duke thënë se arritja në ‘play-off’ është e jashtëzakonshme duke parë grupin tepër të vështirë. Sukur theksoi se Kosova nuk duhet nënvlerësuar nga askush dhe paralajmëroi Sllovakinë për “kurthin” e Dardanëve. Ai vlerësoi lart disa lojtarë të Kosovës dhe disiplinën e

Besnik Batusha

Legjenda turke, Hakan Sukur ka lavdëruar fuqishëm Kombëtaren e Kosovës në podcastin e tij, duke thënë se arritja në ‘play-off’ është e jashtëzakonshme duke parë grupin tepër të vështirë. Sukur theksoi se Kosova nuk duhet nënvlerësuar nga askush dhe paralajmëroi Sllovakinë për “kurthin” e Dardanëve. Ai vlerësoi lart disa lojtarë të Kosovës dhe disiplinën e ekipit, duke shtuar se edhe Turqia do ta ketë shumë vështirë ndaj fituesit të kësaj përballjeje.

Hakan Sukur, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit turk, ka folur me superlativa për Kosovën në podcastin e tij.

Ai theksoi prejardhjen e tij nga Prishtina dhe u ndal te rrugëtimi i Dardanëve, duke theksuar se arritja në një grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë nuk duhet nënvlerësuar.

Sipas tij, Kosova kishte potencial të përfundonte edhe e para në grup, falë disiplinës dhe planit të qartë të lojës që tregoi përgjatë gjithë kualifikimeve.

“Kosova është atdheu i babait tim. Babai im ka lindur në Prishtinë. Kosova kur ta shikoni grupin ku ishte Zvicra, Sllovenia e Suedia, nuk duhet të nënvlerësohet arritja e tyre. Kosova ka dal prej ish-Jugosllavisë, vende që janë minierë për sportistë. Kosova përfaqëson pjesën e fortë. E vërtetë që Kosova ka humbur nga Rumania 3-0 (kundërshtari i Turqisë), por shikoni Kosova ka arritur të sigurojë një vend në ‘play-off’ në këtë grup të vështirë. Kur t’i shikoni rezultatet e Kosovës, ka mundur që të përfundojë edhe e para në këtë grup”, ka thënë fillimisht Sukur.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere