Sport Vendor

Mbyllet pa fitues ndeshja Prishtina – Gjilani

Mbyllet pa fitues ndeshja Prishtina – Gjilani

Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Prishtinës e Gjilanit. Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll. Prishtina bëri tjetër hap prapa në garën për titull të kampionit. Klubi nga kryeqyteti në xhiron e kaluar u mposht nga Llapi me rezultatin

Besnik Batusha

 Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Prishtinës e Gjilanit. 

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Prishtina bëri tjetër hap prapa në garën për titull të kampionit. 

Klubi nga kryeqyteti në xhiron e kaluar u mposht nga Llapi me rezultatin 2:1. 

Ndërsa në moment të mirë nuk është as Gjilani. Ky ishte barazimi i dytë në tri ndeshjet e fundit. 

Prishtina vazhdon të jetë lidere me 26 pikë. Tri pikë më pak i ka Ballkani në vendin e dytë. 

Gjilani është në pozitën e parafundit me 12 pikë.

GjilaniPrishtina

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere