Sport Vendor

Tovërlani: Ndaj Finlandës na duhet më shumë luftë

Tovërlani: Ndaj Finlandës na duhet më shumë luftë

Përzgjedhësi i Kosovës U21 në futboll, Afrim Tovërlani, ka kërkuar nga lojtarët luftë të madhe sportive në fushë kundër Finlandës. Ai thotë se kanë analizuar ndeshjet e Finlandës dhe se janë gati për duelin e së martës. Ndeshja Finlandë U21 – Kosovë U21 zhvillohet të martën nga ora 17:30 dhe i takon kualifikimeve për Evropianin

Besnik Batusha

Përzgjedhësi i Kosovës U21 në futboll, Afrim Tovërlani, ka kërkuar nga lojtarët luftë të madhe sportive në fushë kundër Finlandës. Ai thotë se kanë analizuar ndeshjet e Finlandës dhe se janë gati për duelin e së martës.

Ndeshja Finlandë U21 – Kosovë U21 zhvillohet të martën nga ora 17:30 dhe i takon kualifikimeve për Evropianin 2027 qe mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Kosova të premten e kaluar mposhti Qipron me rezultat 4:0.

“Finlanda është më e fortë se sa Qipro, prandaj do të na duhet më tepër luftë e më me tepër duele. Gjendja e futbollistëve është e mirë, por problemi kryesor është se kemi ardhur nga një temperaturë 21 gradë në minus gradë”, ka thënë Tovërlani për Federatën e Futbollit e Kosovës.

Kosova është në vendin e tretë me shtatë pikë, kurse Finlanda një pozitë më lart me nëntë pikë. Spanja është lidere me 12 pikë.

Afrim TovërlaniKosova U21Përzgjedhësi i Kosovës U21

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere