Sport Vendor

Zvicra do të luajë ndaj Kosovës pa njërin prej lojtarëve kryesor

Zvicra do të luajë ndaj Kosovës pa njërin prej lojtarëve kryesor

Kombëtarja e Zvicrës do të duhet të përballet pa Remo Freuler në dy ndeshjet e rëndësishme të nëntorit kundër Suedisë (15 nëntor) dhe Kosovës (18 nëntor), të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës. Mesfushori 33-vjeçar i Bolognas ka thyer klavikulën në ndeshjen ndaj Parmës dhe do t’i nënshtrohet një operacioni, sipas “Blick”. Ai ka

Besnik Batusha

Kombëtarja e Zvicrës do të duhet të përballet pa Remo Freuler në dy ndeshjet e rëndësishme të nëntorit kundër Suedisë (15 nëntor) dhe Kosovës (18 nëntor), të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Mesfushori 33-vjeçar i Bolognas ka thyer klavikulën në ndeshjen ndaj Parmës dhe do t’i nënshtrohet një operacioni, sipas “Blick”.

Ai ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të kombëtares, duke luajtur 90 minuta në të gjitha ndeshjet kualifikuese deri tani.

Trajneri Murat Yakin do të shpallë listën e skuadrës të mërkurën, por pritet që edhe Denis Zakaria të mungojë për shkak dëmtimi.

Një lajm pozitiv vjen nga Ardon Jashari, i cili është rikthyer në stërvitje pas dëmtimit dhe u ul në stol me Milanin në fundjavë, duke mundur të jetë një opsion për Yakinin.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere