Sport Vendor

Zvicra publikon listën, Xhaka i prinë asaj

Zvicra publikon listën, Xhaka i prinë asaj

Granit Xhaka pritet ta udhëheqë përfaqësuesen e Zvicrës në ndeshjen e 18 nëntorit ndaj Kosovës në Prishtinë. Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, të mërkurën shpalli listën për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Zvicra më 15 nëntor e pret Suedinë në Gjenevë, ndërsa më 18 nëntor luan në “Fadil Vokrri” me

Besnik Batusha

Granit Xhaka pritet ta udhëheqë përfaqësuesen e Zvicrës në ndeshjen e 18 nëntorit ndaj Kosovës në Prishtinë.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, të mërkurën shpalli listën për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Zvicra më 15 nëntor e pret Suedinë në Gjenevë, ndërsa më 18 nëntor luan në “Fadil Vokrri” me Kosovën.

Kapiteni Xhaka është në listë dhe pritet të startojë në të dy ndeshjet. 

Zvicrës i mungon njëri prej lojtarëve më të mirë, Remo Freuler, që luan përkrah Xhakës në mesfushë.

Prej futbollistëve shqiptarë janë ftuar edhe Adrian Bajrami e Andi Zeqiri. 

Dy xhiro para fundit, Zvicra udhëheq në grup me 10 pikë. Shtatë i ka Kosova, tri Sllovenia dhe vetëm një Suedia. Zvicra synon të kualifikohet direkt në Botëror përmes vendit të parë në grup. Vendi i dytë dërgon në barazh. 

Nëse Zvicra nuk fiton me Suedinë dhe Kosova fiton në Lubjanë ndaj Sllovenisë, ndeshja në “Fadil Vokrri” do të jetë finale për vendin e parë në grup dhe kualifikimin në Botëror.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere