Sport Vendor

Zyrtare: Arsim Thaqi largohet nga Prishtina

Zyrtare: Arsim Thaqi largohet nga Prishtina

FC Prishtina njofton se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme. “E falënderojmë trajnerin Thaqi për kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë, si dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. FC Prishtina dhe trajneri Thaqi mbeten të hapur për bashkëpunime të

Besnik Batusha

FC Prishtina njofton se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme.

“E falënderojmë trajnerin Thaqi për kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë, si dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. FC Prishtina dhe trajneri Thaqi mbeten të hapur për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

Trajneri Thaqi mori drejtimin e skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke e udhëhequr klubin drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe pjesëmarrjes në garat evropiane. Nën drejtimin e tij, gjatë sezonit aktual pas 14 xhirove, FC Prishtina ka tubuar 26 pikë, duke kryesuar renditjen me 3 pikë avantazh ndaj vendit të dytë.

FC Prishtina i uron trajnerit Arsim Thaqi suksese të mëtejshme profesionale dhe personale”, ka shkruar Fc Prishtina.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere