Sport Vendor

Dështimi i deputetit | Drenica “ia tregon derën” Bylbyl Sokolit

Dështimi i deputetit | Drenica “ia tregon derën” Bylbyl Sokolit

Drenica ka konfirmuar sot përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bylbyl Sokolin, një vendim i marrë në mirëkuptim të plotë dhe në frymë të respektit profesional. Në njoftimin zyrtar, klubi ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e Sokolit, nga rikthimi historik në Superligë deri te puna e tij në këtë sezon për ndërtimin dhe përgatitjen

Besnik Batusha

Drenica ka konfirmuar sot përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bylbyl Sokolin, një vendim i marrë në mirëkuptim të plotë dhe në frymë të respektit profesional.

Në njoftimin zyrtar, klubi ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e Sokolit, nga rikthimi historik në Superligë deri te puna e tij në këtë sezon për ndërtimin dhe përgatitjen e skuadrës.

“Kontributi i tij mbetet i vlerësuar nga drejtuesit, futbollistët dhe çdo njeri që e do FC Drenicën,” thuhet në njoftim.

Klubi thekson se Profesori do të mbetet pjesë e historisë së Drenicës dhe do të gëzojë gjithmonë respektin më të lartë nga komuniteti.

Drenica nënvizon se do të vazhdojë përpara me qartësi, profesionalizëm dhe objektiva të mëdha, duke synuar ndërtimin e një projekti serioz, afatgjatë dhe me ambicie europiane.

Klubi pritet të njoftojë së shpejti hapat e radhës sa i përket drejtimit të ekipit.

Bylbyl SokoliDrenica

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere