Sport Vendor

Presidenti Ademi, përgëzon gjyqtaren Kallaba për paraqitjen e jashtëzakonshme në finalen e botërorit në futsall

Presidenti Ademi, përgëzon gjyqtaren Kallaba për paraqitjen e jashtëzakonshme në finalen e botërorit në futsall

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot gjyqtaren Florentin Kallaba, të cilën e ka përgëzuar për paraqitjen e sa në finalen e Kupës së Botës në futsall. Florentina Kallaba, ishte pjesë e ekipit të gjyqtareve në finalen e parë historike të Kupës së Botës në futsall, të mbajtur në Filipine.

Besnik Batusha

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot gjyqtaren Florentin Kallaba, të cilën e ka përgëzuar për paraqitjen e sa në finalen e Kupës së Botës në futsall.

Florentina Kallaba, ishte pjesë e ekipit të gjyqtareve në finalen e parë historike të Kupës së Botës në futsall, të mbajtur në Filipine.

Ky ishte edicioni i parë i Kupës së Botës, duke shënuar një kapitull të ri për futsallin botëror.

“Pjesëmarrja e saj në një ngjarje të këtij niveli, përkrah emrave të spikatur ndërkombëtar, është dëshmi e qartë e profesionalizmit, punës dhe përkushtimit që gjyqtaret dhe gjyqtarët tanë po e tregojnë për vite me radhë. Është po ashtu një vlerësim domethënës që FIFA i bën FFK-së dhe sektorit të gjyqtarëve kosovar”, ka shkruar Ademi.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të pres në takim gjyqtaren Florentina Kallaba, e cila ishte pjesë e ekipit të gjyqtareve në finalen e parë historike të Kupës së Botës në futsall, të mbajtur në Filipine.

Ky ishte edicioni i parë i Kupës së Botës, duke shënuar një kapitull të ri për futsallin botëror. Finalja ndërmjet Brazilit dhe Portugalisë, e zhvilluar para mbi 5 mijë shikuesve në “PhilSports Arena” në Manila, u drejtua nga një ekip gjyqtarësh nga katër kontinente dhe në mesin e tyre, me shumë dinjitet, ishte edhe gjyqtarja jonë, Florentina Kallaba.

Pjesëmarrja e saj në një ngjarje të këtij niveli, përkrah emrave të spikatur ndërkombëtar, është dëshmi e qartë e profesionalizmit, punës dhe përkushtimit që gjyqtaret dhe gjyqtarët tanë po e tregojnë për vite me radhë. Është po ashtu një vlerësim domethënës që FIFA i bën FFK-së dhe sektorit të gjyqtarëve kosovar.

Florentinën e përgëzova për nderin që i ka bërë Kosovës dhe për kontributin e saj të vazhdueshëm në ngritjen e standardit të ndarjes së drejtësisë në futsall. Ajo është shembull frymëzues për të gjitha vajzat dhe djemtë që aspirojnë të zhvillohen në këtë profesion fisnik.

Kosova po vazhdon të jetë e pranishme dhe e respektuar në arenën ndërkombëtare dhe këtë po arrijmë së bashku falë njerëzve të përkushtuar si Florentina Kallaba.

#BashkëPërFutbolli

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere