Sport Vendor

Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

Ndeshja për Superkupë të Kosovës në futboll sërish do të zhvillohet në Turqi. FFK-ja tashmë ka caktuar terminin dhe vendin e zhvillimit të ndeshjes. Kampionia në fuqi, Drita, dhe fituesja e Kupës, Prishtina, takohet më 25 janar në “Mardan Palace” në Antalya. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 12:30, sipas kohës në Kosovë. “Duke marrë

Besnik Batusha

Ndeshja për Superkupë të Kosovës në futboll sërish do të zhvillohet në Turqi. FFK-ja tashmë ka caktuar terminin dhe vendin e zhvillimit të ndeshjes.

Kampionia në fuqi, Drita, dhe fituesja e Kupës, Prishtina, takohet më 25 janar në “Mardan Palace” në Antalya.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 12:30, sipas kohës në Kosovë.

“Duke marrë parasysh faktin se të dyja ekipet do të jenë të angazhuara në fazën përgatitore dimërore nga 15 deri më 30 janar 2026 në Antalia, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, në përputhje me agjendën e klubeve, ka marrë vendim që Superkupa e Kosovës të zhvillohet në këtë periudhë dhe në këtë lokacion”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Superkupa e Kosovës

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere