Sport Vendor

A do të kandidojë për të parin e FFK-së, flet Taulant Hodaj

A do të kandidojë për të parin e FFK-së, flet Taulant Hodaj

Avokati i njohur kosovar, Taulant Hodaj, pritet të jetë kandidat për president të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Hodaj, i cili për një periudhë ka ushtruar detyrën e sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, pritet ta sfidojë presidentin aktual Agim Ademi, me të cilin dikur kishte bashkëpunim të ngushtë brenda institucionit të futbollit kosovar. Në

Besnik Batusha

Avokati i njohur kosovar, Taulant Hodaj, pritet të jetë kandidat për president të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Hodaj, i cili për një periudhë ka ushtruar detyrën e sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, pritet ta sfidojë presidentin aktual Agim Ademi, me të cilin dikur kishte bashkëpunim të ngushtë brenda institucionit të futbollit kosovar.

Në një prononcim për Gazetën Express, Hodaj ka vënë theksin te çështja e Statutit, duke bërë të qartë se kandidimi i tij lidhet drejtpërdrejt me harmonizimin e tij me kërkesat institucionale dhe ndërkombëtare.

“Do e bëj prononcimin së shpejti rreth kandidimit pas harmonizimit të Statutit, ashtu siç është kërkuar nga Ministria, UEFA dhe FIFA,” ka deklaruar Taulant Hodaj për Gazetën Express.

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës është paraparë të mbahet më 5 shkurt.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere