Sport Vendor

Hodaj “bombardohet” nga komentet negative pasi u tha se ka shpallur kandidaturën për kryetar të FFK-së

Hodaj “bombardohet” nga komentet negative pasi u tha se ka shpallur kandidaturën për kryetar të FFK-së

Federata e Futbollit të Kosovës, është në prag të zgjedhjeve për kryetar të saj. Kuvendi Zgjedhor do të mbahet me 5 shkurt të këtij viti, derisa kandidati zyrtar deri tash është presidenti aktual Agim Ademi, i cili ka marrë mbështetje të fuqishme nga delegatët e futbollit. Së fundmi kanë dal zëra se kandidaturë ka shprehur

Besnik Batusha

Federata e Futbollit të Kosovës, është në prag të zgjedhjeve për kryetar të saj.

Kuvendi Zgjedhor do të mbahet me 5 shkurt të këtij viti, derisa kandidati zyrtar deri tash është presidenti aktual Agim Ademi, i cili ka marrë mbështetje të fuqishme nga delegatët e futbollit.

Së fundmi kanë dal zëra se kandidaturë ka shprehur ish avokati i FFK-së, Taulant Hodaj.

Hodaj i cili ka nisur një fushatë kundër FFK-së dhe në bashkëpunim më MKRS-në sulmojnë statutin e FFK-së të cilin ai vet dikur e quante si më të mirin në Evropë, po e pretendon pozitën e të parit në FFK, ani pse ai nuk njihet si njeri i futbollit.

Kjo ka irrituar opinioni, pasi e kanë vërshuar nga komentet negative duke e quajtur atë mashtrues dhe vetëm po dëshiron të përfitoj nga FFK.

Hodaj me kandidaturën e tij e ka pranuar hapur se qëllimi i vetëm është pozita e kryetarit dhe nuk ka të bëjë aspak me statutin apo rregullshmërinë brenda institucionit.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere