Sport Vendor

Kajtazi godet Hodajn: Avokati është larg futbollit, është njëri i instrumentalizuar

Kajtazi godet Hodajn: Avokati është larg futbollit, është njëri i instrumentalizuar

Federata e Futbollit të Kosovës, po përgatitet për Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet me 5 shkurt të këtij viti. Kandidati i vetëm zyrtar deri më tash është Agim Ademi i cili njëherësh ka marrë mbështetjen e plotë të klubeve dhe delegatëve të Kuvendit. Megjithatë, së fundmi kanë dal zëra se kandidaturë ka shprehur ish

Besnik Batusha

Federata e Futbollit të Kosovës, po përgatitet për Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet me 5 shkurt të këtij viti.

Kandidati i vetëm zyrtar deri më tash është Agim Ademi i cili njëherësh ka marrë mbështetjen e plotë të klubeve dhe delegatëve të Kuvendit.

Megjithatë, së fundmi kanë dal zëra se kandidaturë ka shprehur ish avokati i FFK-së, Taulant Hodaj.

Ai së fundmi ka nisur një fushatë kundër FFK-së dhe në bashkëpunim më MKRS-në sulmojnë statutin e FFK-së të cilin ai vet dikur e quante si më të mirin në Evropë.

Hodaj me kandidaturën e tij e ka pranuar hapur se qëllimi i vetëm është pozita e kryetarit dhe nuk ka të bëjë aspak me statutitin apo rregullshmërinë brenda institucionit.

Ish-gazetari i mirënjohur Besim Kajtazi nuk është pajtuar me kandidaturën e tij, madje në një koment e ka quajtur njëri të instrumentalizuar.

“Avokati është larg futbollit, ai është njeri i instrumentalizuar”, ka shkruajtur Kajtazi.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere