Sport Vendor

Kariq, futbollisti i ri i Prishtinës

Kariq, futbollisti i ri i Prishtinës

Futbollisti nga Bosnjë-Hercegovina, Harun Kariq, i është bashkuar skuadrës së Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti të shtunën. Mesfushori Kariqsë fundi ishte pjesë e elitës së futbollit në Kirgistan, ku luajti për ekipet Bars dhe Abdysh-Ata Kant. Me skuadrën Abdysh-Ata Kant e fitoi Superkupën, kurse me skuadrën Bars e fitoi titullin

Besnik Batusha

Futbollisti nga Bosnjë-Hercegovina, Harun Kariq, i është bashkuar skuadrës së Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti të shtunën.

Mesfushori Kariqsë fundi ishte pjesë e elitës së futbollit në Kirgistan, ku luajti për ekipet Bars dhe Abdysh-Ata Kant. Me skuadrën Abdysh-Ata Kant e fitoi Superkupën, kurse me skuadrën Bars e fitoi titullin e kampionit.

Ai ka luajtur edhe në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit. Karrierë ka bërë edhe në disa skuadra në Bosnjë-Hercegovinë.

“Më vjen shumë mirë që jam bërë pjesë e këtij klubi. Është një nder i madh për mua të vesh fanellën e Prishtinës. Do të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje për ta ndihmuar ekipin të arrijë objektivat. Me padurim pres të luaj para tifozëve tanë dhe ta përjetoj atmosferën në stadium”, ka thënë Kariq.

Futbollisti nga Bosnjë-HercegovinaHarun KariqPrishtina

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere