Sport Vendor

Kryeziu: Futbolli i Kosovës ka ecur me hapa gjigantë përpara, FFK ka bërë një punë shumë të madhe

Kryeziu: Futbolli i Kosovës ka ecur me hapa gjigantë përpara, FFK ka bërë një punë shumë të madhe

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu tash trajner të Kosova U21, ka thënë se futbolli i Kosovës ka ecur me hapa gjigant përpara dhe kjo është për ta përgëzuar. “Unë e mbaj mend si ka qenë më herët, dhe ka qenë shumë vështirë për nga kushtet. Tash gjërat kanë ndryshuar dhe askush nuk kishte

Besnik Batusha

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës,  Hekuran Kryeziu tash trajner të Kosova U21, ka thënë se futbolli i Kosovës ka ecur me hapa gjigant përpara dhe kjo është për ta përgëzuar.

“Unë e mbaj mend si ka qenë më herët, dhe ka qenë shumë vështirë për nga kushtet. Tash gjërat kanë ndryshuar dhe askush nuk kishte me besuar që futbolli i Kosovës do të ecë kaq shpejt përapara. Këtu është përparuar shumë dhe Federata ka bërë punë shumë të mirë”, ka thënë Kryeziu për faqen zyrtare të FFK.

Të kujtojmë se në kohën e Kryeziut 7-8 vite më parë kombëtarja nuk kishte as kushte të mira për stërvitje, ndërsa sot gjërat janë krejt ndryshe dhe futbollistët me shumë komoditet e zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere