Sport Vendor

Llapi e shet Gnapin te një klub rus

Llapi e shet Gnapin te një klub rus

Llapi ka njoftuar të premten se ka arritur marrëveshje me klubin e kategorisë së dytë të futbollit rus, FC Fakel Voronezh, për shitjen e sulmuesit Axel Gnapi. Llapi në njoftim ka shkruar se ka rënë dakord për kushtet e ofruara për transferimin e francezit 24-vjeçar. Ndërkohë, sipas faqes “transfermarkt”, transferimi është kompletuar për 300 mijë

Besnik Batusha

Llapi ka njoftuar të premten se ka arritur marrëveshje me klubin e kategorisë së dytë të futbollit rus, FC Fakel Voronezh, për shitjen e sulmuesit Axel Gnapi. 

Llapi në njoftim ka shkruar se ka rënë dakord për kushtet e ofruara për transferimin e francezit 24-vjeçar. Ndërkohë, sipas faqes “transfermarkt”, transferimi është kompletuar për 300 mijë euro. 

“Axel Gnapi iu bashkua Llapit në korrik të vitit të kaluar nga Prishtina, ndërsa gjatë qëndrimit të tij te klubi ynë u paraqit në 15 ndeshje kampionale, ku realizoi 7 gola dhe regjistroi 4 asistime, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën. Llapi e vlerëson maksimalisht angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga Gnapi gjatë këtyre muajve dhe i uron atij shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale”, ka shkruar Llapi ndër të tjera.

Llapi e mbylli stinorin vjeshtor në Superligë me 21 pikë në vendin e shtatë.

Axel GnapiLlapi

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere