Sport Vendor

Mësohen vazot e Ligës së Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë

Mësohen vazot e Ligës së Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë

Me 12 shkurt do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/2027, derisa tashmë janë bërë publike edhe ndarja e vazove. Falë paraqitjeve të mira në sezonin e fundit, Kombëtarja e Kosovës, është ngritur në Ligën B të Nations League. ”Dardanët” do të jenë në vazon e katërt në Ligën B, bashkë me

Besnik Batusha

Me 12 shkurt do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/2027, derisa tashmë janë bërë publike edhe ndarja e vazove.

Falë paraqitjeve të mira në sezonin e fundit, Kombëtarja e Kosovës, është ngritur në Ligën B të Nations League.

”Dardanët” do të jenë në vazon e katërt në Ligën B, bashkë me Suedinë, Maqedonin e Veriut dhe Irlandën e Veriut.

Kosova për kundërshtar të mundshëm gjatë hedhjes së shortit do të përballet me një nga kombëtaret që janë në vazon e parë, vazon e dytë dhe vazon e tretë.

Një nga kundërshtarët e mundshëm është edhe kombëtarja e Zvicrës, me të cilën u përballen edhe në kualifikueset e fundit për Kupën e Botës.

Derisa Kombëtarja e Shqipërisë, në sezonin e ri të Nations League do të jetë në Ligën C.

Kuqezinjtë janë në vazon e parë, bashkë me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin.

KosovaLiga e Kombeve

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere