Sport Vendor

Pas Xhakës, edhe Xherdan Shaqiri reagon dhe ‘lutet’ pas vërshimeve në Kosovë

Pas Xhakës, edhe Xherdan Shaqiri reagon dhe ‘lutet’ pas vërshimeve në Kosovë

Ylli me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri është i fundit nga figurat e njohura që ka reaguar pas vërshimeve të ditëve të fundit që kanë përfshirë shumë qytete të vendit. Ditët e fundit të kësaj jave kanë qenë jo të mira për popullin e Kosovës, pasi shumë nga qytetet kanë pësuar vërshimeve, të cilat kanë

Besnik Batusha

Ylli me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri është i fundit nga figurat e njohura që ka reaguar pas vërshimeve të ditëve të fundit që kanë përfshirë shumë qytete të vendit.

Ditët e fundit të kësaj jave kanë qenë jo të mira për popullin e Kosovës, pasi shumë nga qytetet kanë pësuar vërshimeve, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Pas këtyre vërshimeve, mobilizimi ishte i madh nga të gjithë dhe përveç institucioneve, u lajmëruanedhe qytetar dhe biznese të ndryshme për t’i dalë në ndihmë të gjithë atyre që pësuan dëme materiale apo u bllokuan.

Gjatë ditës ishte kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, i cili ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të postuar një fotografi të vërshimeve në Kosovë, duke shkruar: “Lutuni për Kosovën”.

Fotografinë e njëjtë dhe mbishkrimin “Lutuni për Kosovën” e ka postuar disa orë më vonë edhe një tjetër emër i njohur i futbollit botëror.

Postimi i Xherdan Shaqirit

Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, i cili gjithashtu bashkë ndjenë me bashkëvendësit e tij, pasi dihet se ylli i Baselit ka prejardhje nga Gjilani.

Ndryshe, qytetet më të prekura nga vërshimet ishin Gjakova, Mitrovica, Malisheva, Klina, Skenderaj dhe Drenasi. 

XhakaXherdan Shaqiri

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere