Sport Vendor

Ramadani tregon pse kanë preferuar Celjen e jo Alkmaarin

Ramadani tregon pse kanë preferuar Celjen e jo Alkmaarin

Trajneri i Dritës së Gjilanit, Zekirija Ramadani, është i kënaqur me shortin e plejofit të fazës nokaut të Ligës së Konferencës. Drita do të luajë me Celjen sllovene. Celje dhe AZ Alkmaari ishin kundërshtarët e mundshëm të gjilanasve. Skuadra holandeze kishte fituar bindshëm ndaj Dritës në fazën e ligës. Për këtë arsye gjilanasit kanë shpresuar

Besnik Batusha

Trajneri i Dritës së Gjilanit, Zekirija Ramadani, është i kënaqur me shortin e plejofit të fazës nokaut të Ligës së Konferencës.

Drita do të luajë me Celjen sllovene. Celje dhe AZ Alkmaari ishin kundërshtarët e mundshëm të gjilanasve.

Skuadra holandeze kishte fituar bindshëm ndaj Dritës në fazën e ligës. Për këtë arsye gjilanasit kanë shpresuar të shmangin Alkmarin.

“Ishte shorti që kemi dëshiruar, jo sepse ekipi i Celjes është i dobët, por sepse pamë forcën e AZ Alkmaarit . Donim që tani të shohim edhe forcën e Celjes. Bëhet fjalë për një skuadër që është në vendin e parë në ligën sllovene, me plot 12 pikë avantazh ndaj vendit të dytë. Do të jetë një përballje shumë e vështirë, por nuk do të dalim të dorëzuar, do të bëjmë gjithçka për t’ua vështirësuar punën”, ka thënë Ramadani për faqen zyrtare të Dritës.

Trajneri i DritësZekirija Ramadani

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere