Sport Vendor

Risi në futbollin kosovar, të gjitha ndeshjet e Superligës planifikohen të luhen me reflektorë

Risi në futbollin kosovar, të gjitha ndeshjet e Superligës planifikohen të luhen me reflektorë

Federata e Futbollit të Kosovës është në fund të finalizimit të projektit dhe nga edicioni i ardhshëm pritet që të gjithë ndeshjet e Superligës dhe disa të Ligës së Parë të luhen nën dritat e reflektorëve. Burimet e Ballkanit.info mësojnë se FFK do të investojë në të gjitha stadiumet e skuadrave të Superligës së në

Besnik Batusha

Federata e Futbollit të Kosovës është në fund të finalizimit të projektit dhe nga edicioni i ardhshëm pritet që të gjithë ndeshjet e Superligës dhe disa të Ligës së Parë të luhen nën dritat e reflektorëve.

Burimet e Ballkanit.info mësojnë se FFK do të investojë në të gjitha stadiumet e skuadrave të Superligës së në Gjilan, Klinë, Mitrovicë, Podujevë, Suharekë, Malishevë, Ferizaj… duke instaluar refletorët në mënyrë që ndeshjet të luhen edhe në mbrëmje që do të ishte shumë më atraktive për tifozët.

“Në të gjitha stadiumet e skuadrave të Superligës, por edhe disa të Ligës së Parë do të vendosën reflektorët që është një investim i FFK-së. Pra ndeshjet do të mund të luhen në mbrëmje që do të ishte shumë më atraktive dhe joshëse për tifozët”, kanë thënë burimet për portalin tonë.

FFK tashmë u ka mundësuar të gjitha klubeve kosovare të kenë fushën ndihmëse, ku mund të zhvillojnë përgatitjet ndërsa tash investimi i radhës është edhe në reflektorë që do të ishte shumë e mirëseardhur për klubet dhe tifozët e futbollit.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere