Sport Vendor

Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur Armand Dukën President për një mandat të ri katërvjeçar. Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar.

Besnik Batusha

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur Armand Dukën President për një mandat të ri katërvjeçar.

Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar.

Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional.

Ky mandat i ri jo vetëm konfirmon lidershipin e Presidentit Duka, por edhe angazhimin e FSHF për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, promovim të talenteve të rinj dhe rritje të standardeve të futbollit shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere