Sport Vendor

Lider i besuar i futbollit kosovar, Agim Ademi drejt mandatit të tretë në krye të FFK-së

Lider i besuar i futbollit kosovar, Agim Ademi drejt mandatit të tretë në krye të FFK-së

Komuniteti i futbollit në Kosovë po shfaq një unitet të gjerë rreth vazhdimësisë institucionale në Federatën e Futbollit të Kosovës, me Agim Ademin që po shkon drejt mandatit të tij të tretë në krye të FFK-së. Gjatë mandateve të deritanishme, FFK ka shënuar progres të dukshëm në shumë fusha, duke përfshirë forcimin e pozitës ndërkombëtare

Besnik Batusha

Komuniteti i futbollit në Kosovë po shfaq një unitet të gjerë rreth vazhdimësisë institucionale në Federatën e Futbollit të Kosovës, me Agim Ademin që po shkon drejt mandatit të tij të tretë në krye të FFK-së.

Gjatë mandateve të deritanishme, FFK ka shënuar progres të dukshëm në shumë fusha, duke përfshirë forcimin e pozitës ndërkombëtare të futbollit kosovar, zhvillimin e garave vendore, investimet në infrastrukturë dhe mbështetjen e vazhdueshme për klubet dhe kategoritë e reja.

Mbështetja e gjerë nga klubet, shoqatat rajonale dhe akterë të tjerë të futbollit po shihet si dëshmi e besimit ndaj punës së bërë dhe vizionit për të ardhmen. Uniteti brenda komunitetit vlerësohet si faktor kyç për vazhdimin e reformave dhe avancimin e mëtejshëm të futbollit në vend.

Me fokus në stabilitet, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz ndërkombëtar, mandati i tretë i Agim Ademit pritet të sjellë vazhdimësi të projekteve strategjike dhe hapa të rinj drejt forcimit të futbollit kosovar në të gjitha nivelet.

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, do të mbahet nesër, derisa delegatët unanimisht janë përcaktuar që postin e kryetarit t’ja besojnë edhe për një mandat Agim Ademit.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere