Oguns te Ferizaj, Prekazi te Prishtina e Re

Ade Oguns do të paraqitet për Ferizajn deri në fund të edicionit aktual të Superligës së Kosovës në futboll. Sulmuesi nigerian është lojtar i Eupenit, që garon në Kategorinë e Dytë të futbollit belg. “Oguns ka eksperiencë të gjerë ndërkombëtare, duke u dalluar si golashënues kryesor me Caracas FC në Venezuelë, si dhe si pjesë
Ade Oguns do të paraqitet për Ferizajn deri në fund të edicionit aktual të Superligës së Kosovës në futboll. Sulmuesi nigerian është lojtar i Eupenit, që garon në Kategorinë e Dytë të futbollit belg.
“Oguns ka eksperiencë të gjerë ndërkombëtare, duke u dalluar si golashënues kryesor me Caracas FC në Venezuelë, si dhe si pjesë e klubit të njohur afrikan Wydad AC. Marrëveshja është e formës së huazimit, ndërsa me ardhjen e tij FC Ferizaj synon të rrisë forcën dhe konkurrencën në repartin ofensiv”, shkruan në njoftimin e Ferizajt.
Ndërkohë, Arbër Prekazi, ka kaluar te Prishtina e re. Ai së fundi ishte pjesë e Feronikelit 74.
Prekazi ka bërë karrierë edhe në disa skuadra tjera të Kosovës. Ka luajtur ndër të tjera për Ballkanin, Gjilanin dhe Malishevën.



