Sport Vendor

Ovouka e vlerëson Celjen

Ovouka e vlerëson Celjen

Mbrojtësi Raddy Ovouka ka thënë se Celje është skuadër e fortë, por Drita do të mundohet të paraqitet sa më mirë për të marrë rezultat pozitiv. Ovouka është prej lojtarëve kryesorë te skuadra kampione në fuqi e Kosovës. Ai ka thënë po ashtu se është i lumtur që e ka besimin e plotë te trajneri

Besnik Batusha

Mbrojtësi Raddy Ovouka ka thënë se Celje është skuadër e fortë, por Drita do të mundohet të paraqitet sa më mirë për të marrë rezultat pozitiv. 

Ovouka është prej lojtarëve kryesorë te skuadra kampione në fuqi e Kosovës. Ai ka thënë po ashtu se është i lumtur që e ka besimin e plotë te trajneri Zekirija Ramadani. 

“Do të luajmë ndaj një ekipi të madh. Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Jemi gati për atë lojë. Ka qenë shumë e rëndësishme për të gjithë që të luajmë në Ligën e Konferencës. Përgatitemi për lojë, kemi punuar shumë dhe për këtë arsye jemi këtu sot. Do ta jap më të mirën. Jam i lumtur që trajneri e ka besimin në mua dhe unë do ta jap më të mirën. Të gjithë jemi të gatshëm për lojën e nesërme”, deklaroi Ovouka në konferencën për shtyp.

CeljeOvouka

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere