Sport Vendor

Prishtina e Re njofton për transferimin e një sulmuesi

Prishtina e Re njofton për transferimin e një sulmuesi

Sulmuesi me pasaportë belge, Ibrahim Kargbo Jr., është përforcimi më i ri i skuadrës së Prishtinës së Re. Sulmues i qendrës së fundi ishte pjesë e BATE Borisovit në Bjellorusi. 26-vjeçari ka të kaluar edhe te Dynamo Kyivi, Celje, Solini, Doxa, Olimpik Donetsk, Dnepr Mogilev e Roeselare. “Prishtina e Re ka kënaqësinë të prezantojë afrimin

Besnik Batusha

Sulmuesi me pasaportë belge, Ibrahim Kargbo Jr., është përforcimi më i ri i skuadrës së Prishtinës së Re. 

Sulmues i qendrës së fundi ishte pjesë e BATE Borisovit në Bjellorusi. 

26-vjeçari ka të kaluar edhe te Dynamo Kyivi, Celje, Solini, Doxa, Olimpik Donetsk, Dnepr Mogilev e Roeselare.

“Prishtina e Re ka kënaqësinë të prezantojë afrimin e Ibrahim Kargbo Jr., qendërsulmues 26-vjeçar nga Belgjika. Me përvojën e fituar në kampionate të ndryshme evropiane, Kargbo Jr. pritet të jetë një forcë shtesë në repartin ofensiv të skuadrës sonë”, shkruan në njoftim. 

Ibrahim Kargbo Jr. ka ndeshje të zhvilluara me Përfaqësuesen U18 dhe U19 të Belgjikës. 

Prishtina e Re në Superligën e Kosovës e zë vendin e fundit me 15 pikë.

Ibrahim Kargbo JrPrishtina e Re

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere