Sport Vendor

Richards i Ferizajt, “Ylli i Javës”

Richards i Ferizajt, “Ylli i Javës”

Çmimi “Ylli i Javës” i ka takuar futbollistit të Ferizajt, Ruben Silva-Richards. Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të martën se Richards është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës. Më të mirin e xhiros e shpall FFK-ja, nëpërmjet një komisioni të veteranëve të futbollit. 22-vjeçari Richards ia

Besnik Batusha

Çmimi “Ylli i Javës” i ka takuar futbollistit të Ferizajt, Ruben Silva-Richards. 

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të martën se Richards është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës.

Më të mirin e xhiros e shpall FFK-ja, nëpërmjet një komisioni të veteranëve të futbollit. 

22-vjeçari Richards ia siguroi fitoren të dielën skuadrës së Ferizajt ndaj Ballkanit. 

Ferizaj e mposhti në shtëpi Ballkanin me rezultatin 2:1. Të dy golat për skuadrën ferizajase i realizoi sulmuesi i qendrës Richards. 

“Mendoj që ka qenë një ndeshje e mirë, një ndeshje normale ku ekipi funksionoi mirë mes vete. Unë shënova dy gola, por pa përpjekjen e madhe të futbollistëve të tjerë nuk do të ishte e mundur, andaj jam shumë mirënjohës. Është një ligë shumë e mirë, me lojtarë taktikë, me kualitet shumë të mirë dhe qyteti e shteti i Kosovës janë shumë të mira. Bashkëlojtarët më kanë pritur shumë mirë dhe gjithçka është shumë bukur këtu”, u shpreh Richards për faqen zyrtare të FFK-së.

FerizajRuben Silva-Richards

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere