Sport Vendor

Trajneri i Irlandës flet për sukseset e Kosovës: Ishin mbresëlënës

Trajneri i Irlandës flet për sukseset e Kosovës: Ishin mbresëlënës

Trajneri i kombëtares irlandeze, Heimir Hallgrimsson, ka folur pas shortit të Ligës së Kombeve, ku për kundërshtarë do ta ketë Kosovën, sikurse edhe Izraelin dhe Austrinë. Në një deklarim për media pas hedhjes së shortit, Hallgrimsson tha se nuk kishte qenë i informuar për formën e jashtëzakonshme të Kosovës në ndeshjet e fundit. “Do të

Besnik Batusha

Trajneri i kombëtares irlandeze, Heimir Hallgrimsson, ka folur pas shortit të Ligës së Kombeve, ku për kundërshtarë do ta ketë Kosovën, sikurse edhe Izraelin dhe Austrinë.

Në një deklarim për media pas hedhjes së shortit, Hallgrimsson tha se nuk kishte qenë i informuar për formën e jashtëzakonshme të Kosovës në ndeshjet e fundit.

“Do të jetë një grup i fortë. Nuk kam qenë i informuar paraprakisht për formën e Kosovës. Vërtet mbresëlënëse. Nga 15 ndeshjet e fundit ata kanë regjistruar dy humbje, dy barazime dhe kanë fituar 11 sosh”.

“Dhe janë në play-off të Botërorit, sikur ne, kështu që një kundërshtar i fortë”, u shpreh trajneri i kombëtares irlandeze.

Për Austrinë dhe trajnerin e tyre Ralf Rangnick, ai tha se ka informacione për mënyrën se si luajnë, të cilët po ashtu i quajti kundërshtarë të vështirë.

Njëjtë pati fjalë edhe për Izraelin. 

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere