Sport Vendor

Vedat Muriqi bëhet me trajner te ri, ish lojtari i Man City e merr drejtimin e Majorkës

Vedat Muriqi bëhet me trajner te ri, ish lojtari i Man City e merr drejtimin e Majorkës

RCD Mallorca ka zyrtarizuar emërimin e Martin Demichelis si trajner të ri të ekipit. Strategu argjentinas ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual në La Liga, me opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër. Klubi e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale me mesazhin, se argjentinasi ka marr drejtimin e skuadrës,

Besnik Batusha

RCD Mallorca ka zyrtarizuar emërimin e Martin Demichelis si trajner të ri të ekipit. Strategu argjentinas ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual në La Liga, me opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër.

Klubi e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale me mesazhin, se argjentinasi ka marr drejtimin e skuadrës, ku luan edhe Vedat Muriqi.

“Martín Demichelis, trajneri i ri i RCD Mallorca. Trajneri argjentinas nënshkruan deri në fund të sezonit me opsion për një tjetër. Mirë se erdhe në shtëpi, Martín”, shkruan klubi spanjoll.

Ish-trajneri i River Plate vjen pas disa ditësh negociatash intensive për të zëvendësuar Jagoba Arrasate, i cili u shkarkua pas një serie rezultatesh negative që e lanë Mallorcan në vendin e 18-të, vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Demichelis merr menjëherë drejtimin e skuadrës, me objektivin e qartë për të siguruar mbijetesën në ndeshjet e mbetura të sezonit.

Një nga pikat më të forta të skuadrës këtë sezon ka qenë forma e shkëlqyer e Vedat Muriqi. Sulmuesi kosovar po kalon një sezon fantastik, duke realizuar 16 gola në kampionat dhe duke qenë arma kryesore ofensive e ekipit.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere