Sport Vendor

Zyrtare: Toni Domgjoni është përforcimi i ri i FC Ballkanit

Zyrtare: Toni Domgjoni është përforcimi i ri i FC Ballkanit

FC Ballkani ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Toni Domgjoni, i cili ka nënshkruar kontratë me nënkampionin e Kosovës. 27-vjeçari vjen si përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës, duke sjellë përvojë të gjerë ndërkombëtare. Domgjoni është produkt i akademisë së FC Zurich, klub me të cilin ka bërë edhe hapat e parë në futbollin profesionist.

Besnik Batusha

FC Ballkani ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Toni Domgjoni, i cili ka nënshkruar kontratë me nënkampionin e Kosovës.

27-vjeçari vjen si përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës, duke sjellë përvojë të gjerë ndërkombëtare. Domgjoni është produkt i akademisë së FC Zurich, klub me të cilin ka bërë edhe hapat e parë në futbollin profesionist.

Gjatë karrierës së tij, mesfushori kosovar ka luajtur në disa kampionate të ndryshme evropiane dhe aziatike, duke qenë pjesë e Zurich, Vitesse në Holandë, Koper në Slloveni dhe Selangor në Malajzi, para se të transferohej te Ballkani.

Toni Domgjoni ka regjistruar gjithashtu katër paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa pritet të jetë një element i rëndësishëm në planet e skuadrës suharekase për sezonin e ardhshëm.

BallkaniToni Domgjoni

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere