Sport Vendor

Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

Kreu i Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se mbrëmjen e kaluar ka marrë pjesë në një iftar të përbashkët me përfaqësues të FFK-së, “Gjeneratën e Artë” dhe tifozët Dardanët, me ftesë të humanistit Halil Kastrati. Përmes një postimi, Ademi bëri të ditur se iftari u organizua në Shtëpinë e

Besnik Batusha

Kreu i Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se mbrëmjen e kaluar ka marrë pjesë në një iftar të përbashkët me përfaqësues të FFK-së, “Gjeneratën e Artë” dhe tifozët Dardanët, me ftesë të humanistit Halil Kastrati.

Përmes një postimi, Ademi bëri të ditur se iftari u organizua në Shtëpinë e të Moshuarve dhe në Shtëpinë e Popullit, projekte të Shoqata Jetimat e Ballkanit.

Ai e cilësoi këtë mbrëmje si shumë domethënëse dhe plot emocione, duke falënderuar Halil Kastratin për mikpritjen dhe për fjalimin rreth rrugëtimit të shoqatës.

Ademi theksoi se ndihet krenar që është pjesë e kësaj shoqate dhe vlerësoi punën humanitare të Kastratit, duke theksuar se përmes shoqatës janë bashkuar mbi 300 mijë donatorë shqiptarë, falë të cilëve janë realizuar projekte të mëdha humanitare për njerëzit në nevojë.

Në fund, ai shprehu mirënjohje për të gjithë donatorët që kontribuojnë në nisma humanitare nën udhëheqjen e Halil Kastratit.

AdemiAgim AdemiHalil Kastrati

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere