Sport Vendor

Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

Vetëm dy javë na ndajnë nga përballja historike mes Sllovakisë dhe Kosovës, ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Kampionatin Botëror 2026, që do të zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë. Dardanët po përgatiten me shpirt luftarak dhe besim të plotë, për ta, kjo nuk është vetëm një ndeshje, por një kapitull i ri në rrugëtimin drejt

Besnik Batusha

Vetëm dy javë na ndajnë nga përballja historike mes Sllovakisë dhe Kosovës, ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Kampionatin Botëror 2026, që do të zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë. Dardanët po përgatiten me shpirt luftarak dhe besim të plotë, për ta, kjo nuk është vetëm një ndeshje, por një kapitull i ri në rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe amerikane.

Pas performancave të jashtëzakonshme ndaj Zvicrës, Sllovenisë dhe Suedisë, ekipi i drejtuar nga Franco Foda ka rritur ndjeshëm moralin dhe unitetin. Yjet dardanët po kalojnë formë të shkëlqyer në ekipet e tyre, duke dhënë sinjale të qarta se janë gati të japin gjithçka në fushë për flamurin e Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Megjithëse Sllovakia pritet të jetë një kundërshtar i fortë, atmosfera në kampin dardan është plot energji pozitive.

Në rast fitoreje, Kosova do ta luajë ndeshjen e finales së plejofit në shtëpi, në “Fadil Vokrri” më 31 mars, përballë fituesit të duelit Turqi – Rumani — një mundësi e artë për të bërë realitet ëndrrën e Botërorit.

Tifozët kudo në botë tashmë janë ngritur në këmbë. Flamuj, këngë e emocione po përshkojnë çdo rrugë, çdo shtëpi, çdo zemër dardane. Dy javë para përplasjes në Bratislavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje — po përgatitet për një faqe të re në historinë e saj sportive.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere