Edon Zhegrova mbërrin në stërvitje me Ferrarin e tij, përshëndet tifozët e Juventusit me autografe

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka tërhequr vëmendjen para stërvitjes së Juventusit, duke mbërritur me makinën e tij luksoze Ferrari. Pamja e yllit të Kosovës nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët që e prisnin jashtë qendrës stërvitore. Zhegrova ndaloi për disa minuta për të përshëndetur tifozët “bardhezi”, duke treguar respekt dhe mirënjohje për mbështetjen
Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka tërhequr vëmendjen para stërvitjes së Juventusit, duke mbërritur me makinën e tij luksoze Ferrari. Pamja e yllit të Kosovës nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët që e prisnin jashtë qendrës stërvitore.
Zhegrova ndaloi për disa minuta për të përshëndetur tifozët “bardhezi”, duke treguar respekt dhe mirënjohje për mbështetjen e tyre. Ai u dha autografe disa fansave të Juventusit, të cilët e pritën me entuziazëm.
Edhe pse sulmuesi kosovar nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e “Zonjës së Vjetër” këtë periudhë, dashuria e tifozëve ndaj tij mbetet e madhe.
Lojtari “dardan” nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Pisa-s, por shpreson të ketë minutazh ndaj Udineses, që luhet më 14 mars.



