FFK-ja me video motivuese para ndeshjes me Sllovakinë: Hajde Kosovë (VIDEO)

Federata e Futbollit të Kosovës, e ka publikuar një video motivuese e përgatitur enkas për futbollistët, para përballjes historike, gjysmëfinales së playoff-it ndaj Sllovakisë, e cila zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë. Në rast të fitores, “Dardanët” do t’i afroheshin edhe më shumë kualifikimit historik në Botërorin 2026. Aktualisht, lojtarët gëzojnë superformë, derisa edhe FFK-ja
Federata e Futbollit të Kosovës, e ka publikuar një video motivuese e përgatitur enkas për futbollistët, para përballjes historike, gjysmëfinales së playoff-it ndaj Sllovakisë, e cila zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë.
Në rast të fitores, “Dardanët” do t’i afroheshin edhe më shumë kualifikimit historik në Botërorin 2026.
Aktualisht, lojtarët gëzojnë superformë, derisa edhe FFK-ja po mundohet që t’ua mbajë lart moralin dhe motivin.
Pas gjysmëfinales, Kosova në rast fitoreje do ta zhvillojë edhe finalen e cila luhet më 31 mars.



