Sport Vendor

Fitore bindëse e Kosovës ndaj Gjibraltarit

Fitore bindëse e Kosovës ndaj Gjibraltarit

Ashtu si pritej, Kosova ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjibraltarit, autsajderit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027. Të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, futbollistet e Kosovës fituan 6:0. Ishte kjo ndeshja e parë për Kosovën në kualifikimet për Botëror. Derisa Kosova ka përvojë në disa cikle kualifikuese për Botëror e Evropian,

Besnik Batusha

Ashtu si pritej, Kosova ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjibraltarit, autsajderit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, futbollistet e Kosovës fituan 6:0. Ishte kjo ndeshja e parë për Kosovën në kualifikimet për Botëror.

Derisa Kosova ka përvojë në disa cikle kualifikuese për Botëror e Evropian, për Gjibraltarin ndeshja e së marëts ishte historike. Ishte e para në kualifikime.

Futbolli i femrave është ende pak i zhvilluar në Gjibraltar, ndërsa përfaqësuesja e Gjibraltarit është paraqitur për herë të parë në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve. I humbi të gjitha gjashtë ndeshjet, kurse nuk e shënoi asnjë gol.

Rrjedhimisht Kosova ishte favorite e madhe të martën dhe e arsyetoi këtë.

Kaltrina Biqkaj e shënoi golin e parë për “Dardanet” që në minutën e katërt të ndeshjet. Sara Sahiti realizoi për 2:0 në minutën e 26-të.

Me rezultatin 2:0 përfundoi pjesa e parë. Modesta Uka e shënoi golin e tretë në minutën e 63-të, kurse kapitenia Erëleta Memeti realizoi për 4:0 në minutën e 72-të. Dy golat e fundit mbajnë firmën e Gentiana Fetajt. Ajo shënoi në minutën e 76-të dhe 87-të.

Kosova është në Grupin 2 të Ligës C. Kualifikimet organizohen në tri nivele, përkatësisht në tri liga. Prej Ligës C është i mundshëm vetëm kualifikimi në plejof. 

Në ndeshjen tjetër të grupit C2, Kroacia fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Bullgarisë. Më 7 mars janë ndeshjet Kroacia – Kosova dhe Gjibratlari – Bullgaria.

Fituesi i grupit kualifikohet në plejof dhe avancon në Ligën B. Ndërkohë kualifikimi në plejof është i mundshëm edhe prej vendit të dytë në grup.

GjibraltariKosova

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere