Sport Vendor

Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti as ndihmës trajneri i suharekasve, Goran Karoglan. Ballkani u mposht nga Llapi 2-0 në këtë ndeshje, ndërsa lidere u bë Drita që tashmë ka tri pikë më shumë se ata dhe kryeson renditjen pas XXIII

Besnik Batusha

Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti as ndihmës trajneri i suharekasve, Goran Karoglan.

Ballkani u mposht nga Llapi 2-0 në këtë ndeshje, ndërsa lidere u bë Drita që tashmë ka tri pikë më shumë se ata dhe kryeson renditjen pas XXIII xhirosh në Superligë.

E Komisioni i Garave të FFK-së, shkroi kështu për dyshen në fjalë.

“Ndaj: Drejtorit sportiv të FC “Ballkani“ , Nderim Nexhipi. Motivi: Në min 45+2 fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Ballkani.

Ndaj: Nd/trajnerit Goran Karogllan. Motivi: Motivi: Në min 45+2 fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor tëndeshjes Llapi-Ballkani.”

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere