Sport Vendor

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takohet më zëvendëskryeministrin Konjufca, flasin për ndeshjen kundër Sllovakisë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takohet më zëvendëskryeministrin Konjufca, flasin për ndeshjen kundër Sllovakisë

Numri një i FFK-së, Agim Ademi ka takuar sot zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministrin i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Gjatë takimit u fol për përgatitjet rreth ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, si dhe për organizimin e udhëtimit të ekipit tonë drejt Bratisllavës. Njoftimi

Besnik Batusha

Numri një i FFK-së, Agim Ademi ka takuar sot zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministrin i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Gjatë takimit u fol për përgatitjet rreth ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, si dhe për organizimin e udhëtimit të ekipit tonë drejt Bratisllavës.

Njoftimi i plotë Ademit:

Sot, së bashku me anëtarin e KE të FFK-së, Samir Ujkani dhe menaxherin e ekipit kombëtar, Bajram Shala, zhvilluam një vizitë pune te Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Gjatë takimit e informuam Zëvendëskryeministrin për përgatitjet rreth ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, si dhe për organizimin e udhëtimit të ekipit tonë drejt Bratisllavës.

Ai na përgëzoi për rezultatet e arritura deri më tani, duke theksuar se puna ekipore dhe angazhimi i përbashkët kanë sjellë fitore të rëndësishme dhe e kanë përfaqësuar denjësisht vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu vuri në pah se institucionet shtetërore do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbështetur Kosovën në këtë rrugëtim historik.

E falënderuam Zëvendëskryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj ekipit tonë kombëtar në rrugëtimin tonë drejt realizimit të synimeve tona.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere