Sport Vendor

Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

Kombëtarja e Turqisë pritet të mbërrijë nesër në Prishtinë për sfidën finale të “play-off”-it kundër Kosovës, një përballje vendimtare që siguron një vend në Kupën e Botës 2026. Sipas programit zyrtar të publikuar nga Federata Turke, turqit kanë vendosur të mos zhvillojnë asnjë seancë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndryshe nga praktika e zakonshme e

Besnik Batusha

Kombëtarja e Turqisë pritet të mbërrijë nesër në Prishtinë për sfidën finale të “play-off”-it kundër Kosovës, një përballje vendimtare që siguron një vend në Kupën e Botës 2026.

Sipas programit zyrtar të publikuar nga Federata Turke, turqit kanë vendosur të mos zhvillojnë asnjë seancë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndryshe nga praktika e zakonshme e ekipeve një ditë para ndeshjes.

Në vend të kësaj, skuadra e drejtuar nga trajneri Vincenzo Montella do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në vendin e vet gjatë paradites dhe më pas do të udhëtojë drejt kryeqytetit të Kosovës.

Pas mbërritjes në Prishtinë, në orën 18:00 futbollistët turq do të zbresin në fushën e stadiumit vetëm për një shëtitje të lehtë, ndërsa 15 minuta më vonë pritet të mbahet konferenca për media e trajnerit Montella, i shoqëruar nga një prej lojtarëve kryesorë të ekipit.

Finalja ndërmjet Kosovës dhe Turqisë pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një duel që konsiderohet historik për Kosovën, pasi fitorja do të sigurojë pjesëmarrjen në Botëror.

KosovaTurqia

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere