Sport Vendor

Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës në futboll me Medaljen Presidenciale të Meritave, një ditë pas ndeshjes së “play-off”-it kundër Turqisë. Në fjalën e saj, presidentja Osmani theksoi se pavarësisht rezultatit, Kombëtarja mbetet një nga përfaqësimet më dinjitoze të shtetit në arenën ndërkombëtare. “Pavarësisht rezultatit, ju do të mbeteni

Besnik Batusha

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës në futboll me Medaljen Presidenciale të Meritave, një ditë pas ndeshjes së “play-off”-it kundër Turqisë. ⚽

Në fjalën e saj, presidentja Osmani theksoi se pavarësisht rezultatit, Kombëtarja mbetet një nga përfaqësimet më dinjitoze të shtetit në arenën ndërkombëtare.

“Pavarësisht rezultatit, ju do të mbeteni në piedestalin më të lartë të Republikës sonë për krenarinë që i keni bërë popullit tonë. Prandaj, në emër të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për vendin tonë”, tha Osmani.

Në anën tjetër presidenti i FFK-së, Agim Ademi, tha se kjo është medalje për popullin e Kosovës.

 “Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë… Ne si federatë dhe si futbollistë jemi shumë të lumtur për bashkëpunimin kaq të mirë dhe kaq të afërt me presidenten tonë”

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere