Sport Vendor

Derbi në “Zahir Pajaziti” mbyllet pa gola, Llapi rrezikon të në fund të tabelës

Derbi në “Zahir Pajaziti” mbyllet pa gola, Llapi rrezikon të në fund të tabelës

Shumë raste për shënim e disa momente diskutabile u panë në ndeshjen derbi mes Llapit dhe Prishtinës. Por, fitues në stadiumin “Zahir Pajaziti” të shtunën, në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll, nuk pati. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:0. Prishtina me barazim mbetet në pozitën e tretë me 44

Besnik Batusha

Shumë raste për shënim e disa momente diskutabile u panë në ndeshjen derbi mes Llapit dhe Prishtinës. 

Por, fitues në stadiumin “Zahir Pajaziti” të shtunën, në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll, nuk pati. 

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:0. 

Prishtina me barazim mbetet në pozitën e tretë me 44 pikë. E ka vetëm një pikë më shumë se Gjilani i vendit të katërt, që e ka një ndeshje më pak të luajtur. Gjilani të dielën e pret Dukagjinin. 

Ndërkohë, Llapi mbetet në pozitën e shtatë me 33 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj në pozitën e tetë, përkatësisht të barazhit. 

Drenica mund të përfitojë nga kjo situatë nëse fiton ndaj Dritës lidere të dielën në shtëpi. Drenica i ka 32 pikë në pozitën e parafundit. 

Prishtina e Re në fund të tabelës i ka 28 pikë. 

Gara për mbijetesë është shumë e hapur.

LlapiPrishtina

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere