Sport Vendor

Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka shënuar fitore të dielën ndaj Malishevës me rezultat 2:0. Dueli Drita – Malisheva u zhvillua të dielën në fushën me bari artificial në Gjilan dhe i takoi xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll. Gjilanasit shënuan një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në

Besnik Batusha

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka shënuar fitore të dielën ndaj Malishevës me rezultat 2:0.

Dueli Drita – Malisheva u zhvillua të dielën në fushën me bari artificial në Gjilan dhe i takoi xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilanasit shënuan një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për fitoren e tretë rresht në Superligë.

Golin e epërsisë 1:0 e shënoi mbrojtësi i krahut, Blerton Sheji. Ai realizoi me kokë në minutën e 32-të

Golin e dytë për kampionen e shënoi Kristal Abazaj në minutën e 65-të. Ai shënoi nga afërsia pasi u lirua nga dy mbrojtës të Malishevës.

Me fitore, Drita ka ruajtur vendin e parë me 51 pikë, tri më shumë se Ballkani i vendit të dytë. Malisheva mbetet në pozitë ne pestë me 40 pikë.

DritaMalisheva

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere