Sport Vendor

Dukagjini fiton “finalen e parë” me Ferizajn

Dukagjini fiton “finalen e parë” me Ferizajn

Dukagjini i Klinës e ka fituar “finalen e parë” kundër Ferizajt të enjten pasdite. Klinasit fituan në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat 2:1, në ndeshjen që i takoi xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll. Dukagjini fitoi me golat e realizuar nga Hekuran Kryeziut në minutën e 41-të dhe Dienit Isufit në minutën

Besnik Batusha

Dukagjini i Klinës e ka fituar “finalen e parë” kundër Ferizajt të enjten pasdite. 

Klinasit fituan në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat 2:1, në ndeshjen që i takoi xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dukagjini fitoi me golat e realizuar nga Hekuran Kryeziut në minutën e 41-të dhe Dienit Isufit në minutën e 51-të.

Golin e nderit për Ferizajn e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e fundit.

Ferizaj nga minuta e 78-të luajti me një lojtarë më pak në fushë. 

Me karton të kuq u përjashtua Ruben Cornelious. 

Me fitore, Dukagjini i është larguar edhe më shumë zonës së barazhit dhe rënies direkt nga elita.

Dukagjini është në vendin e gjashtë me 41 pikë.

Ferizaj është i parafundit me 33 pikë, tri pikë më pak se Llapi i vendit të tetë.

Vendi i tetë do të paraqitet në barazh për mbetje në elitë.

Ferizaj e Dukagjini do të përballen edhe në finale të Kupës së Kosovës më 21 maj në “Fadil Vokrri”.

DukagjiniFerizaj

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere