Sport Vendor

Goluboviq, hero i Ballkanit në fitoren ndaj Drenicës

Goluboviq, hero i Ballkanit në fitoren ndaj Drenicës

Portieri i Ballkanit, Adnan Goluboviq, ka pritur penallti në minutën e katërt të kohës shtesë dhe ia ka siguruar suharekasve fitoren ndaj Drenicës. Ballkani fitoi 2:1 të enjten në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, në ndeshjen e xhiros së 31-të. Toni Domgjoni fillimisht shënoi supergol në minutën e 36-të për Ballkanin nga gjuajtja e lirë.

Besnik Batusha

Portieri i Ballkanit, Adnan Goluboviq, ka pritur penallti në minutën e katërt të kohës shtesë dhe ia ka siguruar suharekasve fitoren ndaj Drenicës. 

Ballkani fitoi 2:1 të enjten në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, në ndeshjen e xhiros së 31-të. 

Toni Domgjoni fillimisht shënoi supergol në minutën e 36-të për Ballkanin nga gjuajtja e lirë. 

Për 2:0 në të mirë të suharekasve shënoi Festim Alitema në minutën e 54-t, pas asistimit të Almir Kryeziut. 

Golin e vetëm për Drenicën e shënoi Igball Jashari në minutën e 79-të. Jashari fitoi penallti në minutën e 90-të pasi u pengua në zonë. Penalltia u dha pas rishikimit të situatës në VAR. Ekzekutimin e penalltisë e mori përsipër Ronaldo Chacon. Por, penalltinë e Chaconit e kuptoi slloveni Goluboviq dhe e priti atë në minutën e 94-t. 

Me fitore, Ballkani i ka 55 pikë, pesë më pak se Drita lidere. 

Drenica në vendin e shtatë i ka 38 pikë, dy më shumë se Llapi i teti, përkatësisht në zonën e barazhit.

BallkaniDrenica

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere