Sport Vendor

Kosova mund të ftohet nga FIFA në play-off emergjent për Botërorin 2026

Kosova mund të ftohet nga FIFA në play-off emergjent për Botërorin 2026

Sipas raportimeve nga Seasiagoal, FIFA po konsideron një “play-off” emergjent ndër-konfederal në rast se Irani tërhiqet përfundimisht nga gara për shkak të tensioneve gjeopolitike. Formati i përfolur përfshin një përballje mes dy kombëtareve nga UEFA dhe dy nga AFC për një vend të fundit të zbrazur, një skenar ky që ka rihapur shpresat për shumë

Besnik Batusha

Sipas raportimeve nga Seasiagoal, FIFA po konsideron një “play-off” emergjent ndër-konfederal në rast se Irani tërhiqet përfundimisht nga gara për shkak të tensioneve gjeopolitike.

Formati i përfolur përfshin një përballje mes dy kombëtareve nga UEFA dhe dy nga AFC për një vend të fundit të zbrazur, një skenar ky që ka rihapur shpresat për shumë përfaqësuese që mbetën jashtë fazës finale.

Për Kosovën, kjo shihet si mundësi e artë pas një rrugëtimi kualifikues sa dramatik, aq edhe krenar.

Ndonëse humbja kundër Turqisë e preu mundësinë për kualifikim direkt, “Dardanët” dëshmuan forcën e tyre duke mposhtur emra të mëdhenj si Suedia, Sllovakia dhe Sllovenia në ndeshje historike.

Ky rrugëtim i vështirë, i mbushur me fitore ndaj gjigantëve evropianë, e pozicionon Kosovën si një kandidate legjitime për të kërkuar këtë biletë të artë të minutës së fundit, duke shpresuar që suksesi në fushë të shpërblehet me një mundësi të dytë drejt SHBA, Meksikës dhe Kanadasë.

KosovaKupa e BotesPlay offSeasiagoal

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere