Sport Vendor

Malisheva forcohet në pozitën që siguron Evropën

Malisheva forcohet në pozitën që siguron Evropën

Me fioren 3:1 të mërkurën ndaj Gjilanit në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva, është forcuar në vendin e tretë me 49 pikë. Pozita e tretë siguron paraqitjen në Evropë, përkatësisht në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Ndeshja Malisheva – Gjilani i takon xhiros së 31-të të Superligës në futboll. Është fitorja e tretë rresht për Malishevën.

Besnik Batusha

Me fioren 3:1 të mërkurën ndaj Gjilanit në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva, është forcuar në vendin e tretë me 49 pikë.

Pozita e tretë siguron paraqitjen në Evropë, përkatësisht në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Ndeshja Malisheva – Gjilani i takon xhiros së 31-të të Superligës në futboll.

Është fitorja e tretë rresht për Malishevën.

Malisheva e mbylli pjesën e parë me rezultat 2:0 me golin e Xhemal Ibishit në minutën e dytë dhe Dreni Kryeziut në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ibishi realizoi tjetër gol në pjesën e dytë. Golin për 3:0, Ibishi e shënoi në minutën e 65-të.

Mbrojtësi i krahut Armend Thaqi shënoi golin e vetëm për Gjilanin. Në fakt ishe supergol nga Thaqi.

Kapiteni i Gjilanit realizoi në minutën e 72-të nga gjuajtja e lirë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 3:1.

Malisheva

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere