Sport Vendor

Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

Skuadra e Vedat Muriqit, Mallorca, ka bërë një tjetër postim të veçantë për njërin prej lojtarëve më të mirë të ekipit. Pas udhëtimit që gazetari i Mallorcas e kishte në Bratislavë për ta ndjekur hap pas hapi Vedat Muriqin në rrugëtimin drejt Botërorit 2026, të njëjtën gjë e ka bërë edhe për duelin që u

Besnik Batusha

Skuadra e Vedat Muriqit, Mallorca, ka bërë një tjetër postim të veçantë për njërin prej lojtarëve më të mirë të ekipit. 

Pas udhëtimit që gazetari i Mallorcas e kishte në Bratislavë për ta ndjekur hap pas hapi Vedat Muriqin në rrugëtimin drejt Botërorit 2026, të njëjtën gjë e ka bërë edhe për duelin që u zhvillua ndaj Turqisë të martën mbrëma. 

“Nga Mallorca në Prishtinë për ta shoqëruar Vedat Muriqin në ditën e veçantë”, ka shkruar Mallorca të mërkurën mbrëma. 

Kosova u mposht nga Turqia 1:0 në finalen e plejofit të Botërorit 2026. Vedat Muriqi ishte kapiten i Kosovës në dy ndeshjet e fundit, në mungesë të Amir Rrahmanit të lënduar. 

Në videon e gjatë tre minuta e shtatë sekonda, gazetari i Mallorcas ka shfaqur pak histori të futbollit kosovar, pamje nga kryeqyteti e stadiumi “Fadil Vokrri”. Më pas janë shfaqur edhe momente të Muriqit dhe momente të tjera nga ndeshja finale e plejofit të Botërorit.

VIDEO:

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere