Sport Vendor

Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

Katër gola u shënuan në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës. Por ndeshja e luajtur të dielën në “Bajram Aliu” në Skenderaj nuk dha fitues. Ndeshja e javës së 27-të përfundoi baras, 2:2. Drenica ishte dy herë në epërsi, por Prishtina në fund fitoi një pikë në Skenderaj. Ronaldo shënoi golin e epërsisë në minutën e

Besnik Batusha

Katër gola u shënuan në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës. Por ndeshja e luajtur të dielën në “Bajram Aliu” në Skenderaj nuk dha fitues. Ndeshja e javës së 27-të përfundoi baras, 2:2.

Drenica ishte dy herë në epërsi, por Prishtina në fund fitoi një pikë në Skenderaj.

Ronaldo shënoi golin e epërsisë në minutën e 30-të.

Dren Zeqiri i Prishtinës shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonë ndaj Jan Solerit të Drenicën në minutën e 28-të.

Pas rishishikimit të situatës me VAR-, gjyqtari Genc Nuza akordoi penallti, të cilën në gol e shndërroi Ronaldo. 

Prishtina e barazoi rezultatin në minutën e 50-të. Mario Ilievski shënoi me asistim të Leotrim Kryeziut, realizatorit të golit të barazimit 2:2 në minutën e 85-të.

Goli i Ilievskit u pranua pas rishikimit të situatës me VAR. Kishte dyshime se Ilievski preku topin me dorë para se të shënonte golin e barazimit.

Drenica për herë të dytë në epërsi kaloi me golin e shënuar nga Kreshnik Uka në minutën e 610të. Ai nuk festoi në shenjë respekti për të kaluarën e tij te Prishtina. Te Prishtina ka luajtur edhe asistuesi i golit për 2:1, Igball Jashari.

Kapiteni i Prishtinës, Leotrim Kryeziu ia siguroi Prishtinës një pikë me golin e shënuar me kokë në minutën e 85-të pas topit të kthyer nga portieri i Drenicës.

Prishtina ka 42 pikë sa edhe Gjilani, kurse Drenica zë vendin e nëntë me 29 pikë.

DrenicaPrishtina

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere