Sport Vendor

Punë e kryer: Shpëtim Babaj trajner i Trepçës, fokusi i tij krijimi i një skuadre konkurrente për rikthim në Superligë

Punë e kryer: Shpëtim Babaj trajner i Trepçës, fokusi i tij krijimi i një skuadre konkurrente për rikthim në Superligë

Ish-futbollisti i mirënjohur, Shpëtim Babaj do të jetë trajneri i Trepçës nga Mitrovica. Ballkani.info merr vesh se tashmë gjithçka ka përfunduar dhe se zyrtarizimi do të bëhet sot. Sipas burimeve të afërta me klubit, Babaj nga tash do të punojë për të krijuar një skuadër që të jetë konkurrente për edicionin e ardhshëm për rikthim

Besnik Batusha

Ish-futbollisti i mirënjohur, Shpëtim Babaj do të jetë trajneri i Trepçës nga Mitrovica. Ballkani.info merr vesh se tashmë gjithçka ka përfunduar dhe se zyrtarizimi do të bëhet sot.

Sipas burimeve të afërta me klubit, Babaj nga tash do të punojë për të krijuar një skuadër që të jetë konkurrente për edicionin e ardhshëm për rikthim në elitë.

“Fokusi i shtabit teknik tash do të jetë puna për të krijuar një skuadër që do të konkurrojë për rikthim në Superligë. Ky edicion tashmë ka përfunduar dhe fokusi është për të punuar në strukturimin e skuadrës e cila do të jetë e gatshme për të luftuar për rikthim në Superligë edicionin e ardhshëm. Babaj pret të merr një garancion nga drejtuesit e klubit që do të krijojnë një skuadër të fortë që lufton për rikthim në Superligë”, i ka thënë një burim i afërt me klubit, Ballkanit.info.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere