Sport Vendor

Fitore e rëndësishme e Drenicës në garën për mbijetesë

Fitore e rëndësishme e Drenicës në garën për mbijetesë

Drenica i shënoi dy gola në pjesën e parë ndaj Gjilanit dhe i kanë mjaftuar për të marrë pikët e plota në garën shumë të fortë për mbijetesë. “Kuqezinjtë” të shtunën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj fituan 2:1, në kuadër të xhiros së 33-të të elitës së futbollit kosovar. Drenica me fitore tani i

Besnik Batusha

Drenica i shënoi dy gola në pjesën e parë ndaj Gjilanit dhe i kanë mjaftuar për të marrë pikët e plota në garën shumë të fortë për mbijetesë. 

“Kuqezinjtë” të shtunën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj fituan 2:1, në kuadër të xhiros së 33-të të elitës së futbollit kosovar. 

Drenica me fitore tani i ka 44 pikë, një më pak se Gjilani që është i pesti. 

Kreshnik Uka shënoi për 1:0 në minutën e 30-të. Goli u pranua tre minuta më vonë pas rishikimit të situatës në VAR, nga gjyqtari Alban Shala.

Golin tjetër e shënoi qendërmbrojtësi Eneid Kodra, në minutën e 37-të. 

Gjilani u kthye në lojë me golin e Blerind Morinës, në minutën e 52-të. Gjilani shënoi edhe një tjetër gol në këtë ballafaqim, por u anulua për pozitë jashtë loje. 

Në minutën e 85-të për shkak të protestave me të kuq u përjashtua trajneri i Drenicës, Thomas Brdariq.

DrenicaGjilani

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere