Sport Vendor

Haxhihamza, më i miri i xhiros

Haxhihamza, më i miri i xhiros

Portieri i Drenicës, Kenan Haxhihamza, është shpallur më i miri i xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll. Haxhihamza, sipas komisionit të FFK-së, bëri pritje vendimtare në fitoren 2:1 të Drenicës ndaj Gjilanit. Fitorja ishte me shumë peshë për skuadrën kuqezi. “E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, sidomos duke e ditur rëndësinë e

Besnik Batusha

Portieri i Drenicës, Kenan Haxhihamza, është shpallur më i miri i xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Haxhihamza, sipas komisionit të FFK-së, bëri pritje vendimtare në fitoren 2:1 të Drenicës ndaj Gjilanit.

Fitorja ishte me shumë peshë për skuadrën kuqezi.

“E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, sidomos duke e ditur rëndësinë e saj dhe pozicionimin tonë në tabelë, duke qenë të vetëdijshëm që pikët e plota duhet të mbesin në Drenicë. Kundërshtari nuk ka qenë i lehtë, sepse në radhët e SC Gjilanit ka individë të cilët mund ta vendosin ndeshjen, megjithatë e kemi analizuar mirë për të arritur te ky rezultat”, ka theksuar Haxhihamza.

DrenicaKenan Haxhihamza

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere