Sport Vendor

Legjenda Nedved flet për ndeshjen me Kosovën

Legjenda Nedved flet për ndeshjen me Kosovën

Legjenda e futbollit çek, Pavel Nedved, ka folur për ndeshjen e Çekisë me Kosovën. Nedved e mban pozitën e menaxherit gjeneral të përfaqësueses së Çekisë. Miqësorja Çeki – Kosovë zhvillohet më 31 maj në “Epet Arena” në Pragë. Pritet që ndeshja të fillojë në ora 16:00. Do të jetë ndeshja e fundit e Çekisë para

Besnik Batusha

Legjenda e futbollit çek, Pavel Nedved, ka folur për ndeshjen e Çekisë me Kosovën.

Nedved e mban pozitën e menaxherit gjeneral të përfaqësueses së Çekisë.

Miqësorja Çeki – Kosovë zhvillohet më 31 maj në “Epet Arena” në Pragë. Pritet që ndeshja të fillojë në ora 16:00.

Do të jetë ndeshja e fundit e Çekisë para udhëtimit për në SHBA ku do të luajë në Botëror.

“Mezi presim të kthehemi në ‘Letna’, ku e fituam finalen e plejofit ndaj Danimarkës në mars, falë përkrahjes së madhe nga tifozët tanë. Ne besojmë fuqishëm që një atmosferë e shkëlqyer do të jetë në stadium edhe për ndeshjen ndaj Kosovës, që është e fundit para udhëtimit për në Kupën e Botës. E shohim ndeshjen si një test të mirë dhe mundësi që t’u themi tifozëve mirupafshim para udhëtimit për në Kupën e Botës”, ka thënë Nedved.

Federata çeke pret që ndeshja me Kosovën të jetë interesante. Ka paraqitur suksesin e “Dardanëve” në kualifikimet për Botëror dhe dy miqësoret e kaluara.

ÇekiaKosovaNedved

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere