Sport Vendor

Llapi me përmbysje fiton ndaj Malishevës

Llapi me përmbysje fiton ndaj Malishevës

Llapi ka arkëtuar pikët e plota në sfidën direkte me Malishevën, në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës. Skuadra e Tahir Batatinës bëri një hap të madh për t’i shpëtuar barazhit falë një fitore 3-2. Malisheva e nisi më mirë për të kaluar në epërsi përmes Veliut, pas një aksioni të bukur

Besnik Batusha

Llapi ka arkëtuar pikët e plota në sfidën direkte me Malishevën, në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës bëri një hap të madh për t’i shpëtuar barazhit falë një fitore 3-2.

Malisheva e nisi më mirë për të kaluar në epërsi përmes Veliut, pas një aksioni të bukur (20’).

Sidoqoftë, talenti Arianit Hasani me një gol të bukur e barazoi rezultatin (29’).

Vetëm gjashtë minuta më pas, Ramadani u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta përmbysur epërsinë (35’).

Kurse ishte Arbnor Aliu që u përkujdes për golin e fitores dhe qetësisë për vendasit (41’).

E tëra që bëri Malisheva ishte goli i dytë dhe i fundit falë Mevlan Zekës (87′).

Llapi me këtë fitore mbledhë 46 pikë, ndërsa Malisheva qëndron në vendin e tretë me 56 sosh.

LlapiMalisheva

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere